Ditëlindje e paharrueshme - një vit i VitaLand
VitaLand - këndi më i madh i lojërave në Kosovë, vikendin që shkoi festoi njëvjetorin me një ditë plot argëtim dhe surpriza. Fëmijët dhe të rriturit shijuan aktivitetet e shumta që ofroheshin – si dhe dhuratat dhe surprizat e panumërta.
Në ditëlindjen e parë të VitaLand fëmijët kërcyen në trampolina, fluturuan në ajër me ZipLine – si dhe kaluan kohë edhe në këndin e topaveTë vegjlit e shijuan këtë festë pa masë, i pranishëm ishte edhe një cirk që mahniti dhe argëtoi pa fund ata. VitaLand ka qenë një sukses i madh që kur hapi dyert vitin e kaluar – por është bërë shpejt në destinacionin kryesor për familjet dhe miqtë, duke ofruar një vend të sigurt dhe argëtues për fëmijët e të gjitha moshave që luajnë dhe eksplorojnë botën e magjishme të VitaLand.


