Please enter at least 3 characters.

Dita nis me diell në Shqipëri, pasdite me vranësira

Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites vonë.

Më pas shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë./Telegrafi/