Please enter at least 3 characters.

​Dita e gjashtë pa viktima nga COVID-19 në Shqipëri

2021/03/urgjenca-infektive.jpg

Situata nga pandemia vijon të jetë e qëndrueshme në Shqipëri dhe këtë e tregojnë shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Për të gjashtën ditë radhazi nuk është shënuar asnjë person i vdekur nga coronavirusi. Ndërsa në 24 orët e fundit janë kryer 1881 testime dhe kanë rezultuar 5 persona pozitivë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (6 Qershor 2021)

Testime totale             738,472

Raste pozitive             132,379

Raste të shëruara        129,664

Raste Aktive                  264

Humbje jete                  2,451

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         65

Shkodër       55

Berat             35

Korçë            33

Lezhë           25

Elbasan        16

Vlorë             11

Gjirokastër   10

Durrës          4

Kukës           4

Fier                4

Dibër          2