Dita e çerekfinaleve në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, shtatë ndeshje në program
Sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale në garat e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, aty ku tensioni rritet dhe çdo detaj mund të vendosë fatin e kualifikimit.
Bologna e pret Aston Villan në një duel interesant mes dy skuadrave që synojnë të vazhdojnë surprizën në Evropë në kërkim të trofeut shumë të vlefshëm.
Në një tjetër përballje të fortë, Porto pret Nottingham Forestin, me portugezët që kërkojnë të shfrytëzojnë përvojën, ndërsa anglezët synojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre mbresëlënës.
Ndërkohë, në Gjermani, Freiburg përballet me Celta Vigon në një duel që pritet të jetë shumë i balancuar dhe i luftuar.
Back for more 🍿#UELpic.twitter.com/RG2IjZcLba
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) April 9, 2026
Pas spektaklit të Ligës së Evropës, radha i takon Ligës së Konferencës ku gjithashtu zhvillohen përballje interesante në fazën çerekfinale.
Në ndeshjen e parë të ditës, Rayo Vallecano ndeshet me AEK-un e Athinës, në një sfidë ku spanjollët kërkojnë të imponojnë ritmin e tyre.
Në mbrëmje, Crystal Palace përballet me Fiorentinën, ndërsa Mainz luan ndaj Strasbourg në një duel që premton shumë gola.
Po ashtu, Shakhtar Donetsk ndeshet me AZ Alkmaar, në një përballje ku përvoja dhe talenti do të përplasen për një fitore që mund t’i dërgoj një hap drejt gjysmëfinales. /Telegrafi/
The quarter-finals start this week 🍿#UECLpic.twitter.com/pt5bBzolmP
— UEFA Conference League (@Conf_League) April 6, 2026


