Please enter at least 3 characters.

Dita e 24 e Duelit Botëror

2018/07/artafisnik-2.jpg

Në Radio Televizionin Dukagjini transmetohet emisioni i 24 me radhë Dueli Botërorit që i kushtohet Kampionatit Botëror.

Gjatë ditës së shtunë janë zhvilluar dy ndeshjen çerekfinale dhe janë caktuar edhe dy gjysmëfinalistët e fundit të turneut më të madh botëror të futbollit.

Anglia ka fituar me rezultat 2-0 kundër Suedisë, ndërsa Kroacia e ka eliminuar Rusinë pas penalltive (pasi ndeshja përfundoi 2-2).

Mysafirët dhe analistët në panel i analizojnë këto përballje dhe japin parashikimet për duelet gjysmëfinale që zhvillohen ndërmjet Francës dhe Belgjikës, dhe Kroacisë e Anglisë.

(Foto: YouTube/Dukagjini)

Mysafirët e emisionit të sotëm (e shtunë) janë: Albena Reshitaj (ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor)
Kushtrim Reshitaj (gazetar)
Valon Syla - (gazetar)
Bylbyl Sokoli (trajner/analist)
Ismet Munishi (trajner/analist)

Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj he Fisnik Zymi. /Telegrafi/