Please enter at least 3 characters.

Dita “Anzac”, Australia paralajmëron për kërcënim terrorist në Turqi

2017/04/29d81f66169b0e622029f92638d03960.jpg

Qeveria australiane ka paralajmëruar se terroristët mund të kenë në shënjestër manifestimet përkujtimore të Ditës Anzac në Turqi gjatë këtij muaji.

Siç shkruajnë mediat e huaja, 25 prilli shënon betejën e madhe që përfshinë Australinë dhe Zelandën e Re në Luftën e Parë Botërore.

Ministri australian për Çështje të Veteranëve Dan Tehan tha se qeveria e tij kishte marrë informacion për një kërcënim të mundshëm në gadishullin e Galipolit të Turqisë, shkruan BBC.

Ai nuk i ka bërë të ditura detajet e informacionit, por u bëri thirrje udhëtarëve që të jenë të kujdesshëm.

“Në fund të fundit, është vendimi i udhëtarëve nëse do të udhëtojnë ose jo”, tha Tehan.

Në vitin 2015, rreth 15 mijë australianë kanë udhëtuar në Gallipol për njëqindvjetorin e ditës Anzac. /kp/