Distria e artë, Gjakova i bronztë në kupën botërore të xhudos
Distria Krasniqi ia ka sjellur medaljen e parë të artë Kosovë në vitin 2014, kur ka triumfuar në kupën botërore të xhudos të mbajtur në European Open të Sofias në Bullgari. Medaljen e bronztë në këtë garë e fitoi, Akil Gjakova.
Xhudistja e re pejane në kategorinë deri 48 kilogram, triumfoi pasi që mposhti meksikanen, Edna Carillo, pastaj sllovenen, Kristina Vrsiç, në gjysmëfinale ishte më e mirë se garuesja turke, Dilara Lokmanhekim. Në finalen e madhe, pejanes iu desh të mposht garuesen nikoqire, bullgaren Borislava Damjanova, e cila kishte përkrahjen edhe nga publiku nikoqir. Distria me këtë triumf fitoi 100 pikë në ranglistën botërore
Akil Gjakova në konkurrencën deri 66 kg në xhiron e parë mposhti gjeorgjianin, Giorgi Gugulashvili, pastaj hungarezin, Bence Zambori, ndërsa pësoi humbje nga ukriani, Artem Kharçenko. Medaljen e bronztë, ai e fitoi garën e repesazhit, duke mposhtur garuesin nga Izraeli, Bar Raufman dhe bjellorusin, Vadzim Shoka. Akili fitoi 40 pikë me këtë medalje në ranglistën botërore.
Garuesi i tretë, Korab Morina ishte i pafat që në duelin e parë në kategorinë e njëjtën (-66 kg), kur u mposht nga rusi, Armen Avagian. /Sporti1/Telegrafi/


