Please enter at least 3 characters.

Distria e Akili në Evropianin për juniorë në Rumani

2016/01/distria-e-akili-n-euml-evropianin-p-euml-r-junior-euml-n-euml-rumani_hd.jpg

Akil Gjakova (66 Kg) dhe Distria Krasniqi (52 Kg) do të jenë garuesit që do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në këtë kampionat.

“Konkurrenca në Kampionate të xhudos është e jashtëzakonshme,ashtu do të jetë edhe kësaj radhe,vitin e kaluar Distria ka fituar medaljen e bronztë në këtë grupmoshë prandaj edhe këtë vit është kandidate për medalje kurse për Akilin është viti I parë për Juniorë, mirëpo edhe ai ka mundësi dhe kualitet të radhitet në mesin e medalistëve!, tha përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Garuesit tonë do të ndeshen ditën e premte, me 19 shtator, kurse garat fillojnë në ora 09:00. (Ndeshjet dhe rezultatet mund ti percjellni drejtpërdrejtë në linqet e mëposhtme: www.ippon.org dhe www.ippon.tv) . /Sporti1/Telegrafi/