Please enter at least 3 characters.

Diskualifikohet xhudisti, i ra telefoni gjatë ndeshjes me kundërshtarin (Video)

2019/05/Diskualifikohet-foto.jpg

Xhudisti portugez është dikuslifikuar nga një garë që po zhvillohej në Baku të Azerbajxhanit, për shkak se i ra telefoni, derisa po ndeshej me një kundërashtar.

Anri Egutidze po e sfidonte suedezin Robin Pack, në momentin që pajisja i ra nga xhepi dhe kundërshtari e kapi që t’ja tregojë referit, transmeton Telegrafi.

Në shenj keqardhje, xhudisti vuri dorën në zemër dhe kërkoi falje, teksa po largohej anash i turpëruar, për shkak të gabimit që e bëri vet.

Kur përfundoi gara, ai kërkoi falje për rastin, ndërsa u arsyetua se kishte harruar ta largonte, pasi e shfrytëzoi për të dëgjuar muzikë. /Telegrafi/