Please enter at least 3 characters.

DISICON9 në ditën e dytë, diskutime mbi rolin e Inteligjencës Artificiale në proceset demokratike

Dita e dytë e DISICON9 filloi me një panel të pasur me përfaqësues ndërkombëtarë dhe ekspertë të njohur.

Fjalimet hapëse i mbajtën Nathalie Niedoba, Zëvendës Shefe e Misionit, Ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Mary Ann Hennessey, Shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Désirée Bonis, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Holandës në Kosovë, Giovanni Tordini, Përfaqësues Resident i LuxDev në Kosovë dhe Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë për Kosovën në NDI.

Ata shpalosën temat kryesore të diskutimeve që do të zhvillohen gjatë ditës, duke u fokusuar në rolin e inteligjencës artificiale në proceset demokratike dhe mënyrat se si media, politika publike dhe shoqëria civile mund të forcojnë reziliencën demokratike, të mbrojnë integritetin e zgjedhjeve dhe të adresojnë rreziqet digjitale.

DISICON synon të krijojë një platformë për dialog mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia digjitale sjell për demokracinë në rajon. /Telegrafi/