Please enter at least 3 characters.

Disa të mitur sulmojnë një person në Prizren

2016/06/rrahje2-610x330.jpg

Disa të rinj të moshës së mitur kanë sulmuar fizikisht një person në rrugë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore (frakturë në hundë), si dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se disa të rinj të moshës së mitur, në rrugë kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore frakturë në hundë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi