Please enter at least 3 characters.

Disa lagje të Mitrovicës mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për realizimin e disa punimeve të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të ndërhyjnë në disa rrugë kryesore, ku përfshihen rruga “Tish Daija”, “Kuvendi i Arbërit”, “Mrizi i Zanave”, “Mbretëresha Teuta”, “Dëshmorët e Kombit”, “Sami Gashi” dhe “Evia Qelebia”, si dhe në fshatin Kqiç.

Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Ali Pashë Tepelena” dhe “Harun Beka”.

Nga KRU “Mitrovica” bëhet e ditur se gjatë zhvillimit të këtyre punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, qytetarët mund të përballen me turbullirë të përkohshme të ujit si pasojë e ndërhyrjeve teknike.

Në njoftim këshillohet që, në raste të tilla, konsumatorët ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të pastrohet plotësisht.

Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/