Please enter at least 3 characters.

Diplomojnë kadetët e Forcës se Sigurisë së Kosovës

2017/07/18_09_2015_7463561_Betohen_kadetet_e_rinj_te_FSK__2015-1.jpg

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të kadetëve, gjenerata 2017 të Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia e diplomimit do të zhvillohet sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj.

Ceremoninë e diplomimit të kadetëve të QSU-së të FSK-së nga afër do ta përcjellin edhe liderë shtetërorë si dhe ministri për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Giovanni Fungo, drejtori i NALT-it gjeneral brigade Dietmar Mosman, zëvendës drejtori i NALT-it Mark Theobalt, ambasadorët, atashetë e akredituar në Kosovë, stafi i lartë i MFSK/FSK, familjarët e kadetëve si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtar të FSK-së.