Diplomati gjerman Ischinger mbështet idenë e Kurtit për reciprocitet ndaj Serbisë
167:"20. August 2018, Berlin, Wolfgang Ischinger, Vorsitzender der Münchner Sicherheitskonferenz in seinem Büro, Spiegelgespräch mit Britta Sandberg und Matthie von Rohr
22:"Maurice Weiss/Ostkreuz
04/03/2020
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi dje se Serbia po vazhdon me fushatën për ç ‘njohjet edhe pasi Kosova ka treguar vullnetin e mirë duke hequr taksën 100 për qind ndaj lëndës së parë.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se “Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë një hap prapa. Pse?”.
Në këtë postim të Kurtit, një koment e bëri edhe diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, duke i dhënë mbështetje propozimit të Kurtit për reciprocitet.
“Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, ka komentuar Ischinger. /Telegrafi/


