Please enter at least 3 characters.

Diona Fona sjell projektin e ri muzikor "Falma"

2023/12/Screenshot_36-7.png

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ka lansuar së fundmi një projekt të ri muzikor.

"Falma" mban titullin kënga, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistja në bashkëpunim me Rron Kai me muzikë dhe producim nga Marco Tolo e Deard Sylejmani.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja i është besuar produksionit Sekuencë.

Ajo ka bërë edhe një paraqitje të shkëlqyer në klip, duke mahnitur me secilën dukje.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin e Dionës.

E njëjta këtë vit ka qenë shumë e angazhuar dhe mjaft aktive me koncerte. /Telegrafi/