Please enter at least 3 characters.

Dimitrievski: ZNAM propozon Borçe Serafimovskin për ministër të Bujqësisë

2024/02/maksim-dimitrievski.png

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, konfirmoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se partia do të marrë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me ristrukturimin e qeverisë, në këmbim të Ministrisë së Drejtësisë, e cila më parë drejtohej nga Igor Filkov nga ZNAM.

Dimitrievski njofton se Borçe Serafimovski, i cili është Sekretari aktual i Shtetit në këtë Ministri, do të propozohet për pozicionin ministror në Bujqësi.

"Lëvizja ZNAM do të marrë përsipër menaxhimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ne propozojmë Borçe Serafimovskin, i cili është Sekretari aktual i Shtetit në këtë Ministri, si ministër. Ky është një njeri që kombinon njohuritë akademike, përvojën menaxheriale dhe njohuritë praktike të sistemit. Ai është vetë bujk. Ai ka doktoraturë në shkencat organizative, master në marrëdhënie ndërkombëtare, biznesmen-menaxher i diplomuar dhe avokat i diplomuar", tha Dimitrievski në konferencën e sotme për shtyp.

Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë të drejtohet nga Goran Minçev, i cili është gjithashtu është nga ZNAM./Telegrafi/