Please enter at least 3 characters.

Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi, nuk pajtohet as me Agim Nuhiun

2017/03/Dimitriev-ne-Tv-Sitell-780.jpg

Kryeministri Teknik, Emil Dimitriev, e ka dënuar dhunën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë. Ai nuk pajtohet as me konstatimine ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu, në lidhje me përgjegjësi të Mitko Çavkovit.

Dimitriev bën thirrje për qetësi dhe mençuri te politikanët si edhe te qytetarët për të mbrojtur cilësinë e marrëdhënieve ndëretnike. Ai shprehu keqardhje për, siç thot, pohimet për gjoja masë të tepërt të forcës të ushtruar nga policia gjatë tentimit të ndalimit të protestuesve./Telegrafi/