Please enter at least 3 characters.

Digjni 300 kalori për 10 minuta!

2018/03/loseweight__square.jpg

Gjetja e kohës për të ushtruar nuk është e lehtë, prandaj ekspertët kanë menduar ta përpilojnë një rutinë ushtrimore e cila nuk merr shumë kohë, por që i përshtatet të gjitha kërkesave tuaja.

Shkencëtari sportiv Christian Finn prezenton një rutinë të thjeshtë me tri lëvizje e cila ju mundëson t’i digjni deri në 300 kalori përgjatë një periudhe kohore 10-minutëshe, transmeton Telegrafi.

‘SQUAT’ DUKE KËRCYER Fillestarët: 10 përsëritje dhe 30 sekonda pushim para ushtrimit të radhës
Mesatarët: Gradualisht rriteni numrin e përsëritjeve dhe zvogëlojeni kohën e pushimit
Super-lift: 30 përsëritje dhe 10 sekonda pushim

POMPA SPIDERMENI

10 përsëritje dhe 30 sekonda pushim para ushtrimit të radhës
Mesatarët: Gradualisht rriteni numrin e përsëritjeve dhe zvogëlojeni kohën e pushimit
Super-lift: 25 përsëritje dhe 10 sekonda pushim

SPRINT

Vrapim sprint për 10 sekonda dhe pushoni 30 sekonda para ushtrimit të radhës
Mesatarët: Gradualisht rriteni kohën e sprintit dhe zvogëlojeni kohën e pushimit
Super-lift: Bëni sprint për 20 sekonda dhe pushoni për 10 sekonda

RENDITJA USHTRIMORE DUHET TË JETË KËSHTU:

1. ‘SQUAT’ duke kërcyer
2. Pompa spidermeni
3. Sprint
4. Pompa spidermeni
5. Përsëriteni këtë cikël 3-4 herë. /Telegrafi/