Please enter at least 3 characters.

Digjet një veturë në Prishtinë, rasti po hetohet

2024/08/digjet-veutra.jpg

Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë vërejtur se është duke u djegur një veturë e tipit Toyota me targa vendore-pronë e ankuesit mashkull kosovar.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:00 në Prishtinë.

Tutje në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/