Please enter at least 3 characters.

Digjet një veturë në Prishtinë

2017/10/veture-e-djegur-zjarr.jpg

Një veturë është djegur sonte në rrugën "Afrim Loxha" në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

"Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën 'Afrim Loxha' në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar", pohoi Ahmeti. /Telegrafi/