Please enter at least 3 characters.

Digjet një pyll në Lipjan, nuk ka të lënduar

2016/01/partesh-digjen-10-hektar-euml-pyje_hd.jpg

Roja i një pylli ka njoftuar se persona të dyshuar e të pa njohur i kanë venë zjarrin pyllit, pronë shoqërore në një sipërfaqe prej dy hektarëve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:10 në fshatin Krojmir, Lipjan.

Siç thuhet në raport, rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, kurse njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar po ashtu nuk dihet vlera e dëmit. Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime. /Telegrafi/