Please enter at least 3 characters.

Digjet hoteli në pronësi të kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi

Hoteli “Castel” në Milloshevë i cili është në pronësi të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, është djegur sot.

Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, deklaroi se rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen", deklaroi Pllana për Telegrafin.

RTK ka publikuar pamjet e hotelit: