Please enter at least 3 characters.

Digjet garazha e gazetarit Zoran Millosheski

2017/01/zjarr-2.jpg

Mbrëmë rreth orës 23, persona të panjohur i kanë vënë flakën garëzhës së gazetarit Zoran Millosheski, duke përdorur benzinë. Millosheski konsiderohet si kritik i ashpër i pushtetit dhe bashkëpunëtor i javores ''Fokus'', portalit ''Sllobodna Makedonija'' dhe pronar i portalit ''Publikum''.

Zjarri është hetuar nga një qytetar, i cili e kishte parkuar veturën e tij afër garazhës së Millosheskit. Ai ka ndërhyrë dhe e ka shuar zjarrin.

Për rastin në fjalë është njoftuar policia që ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën. Brenda në garazhë ka qenë e parkuar vetura e gazetarit, ndërkaq reagimi i qytetarit, Ivica Angelleski, ka bërë që zjarri të mos përhapet më tej.

SPB e Prilepit bën të ditur se janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/