Please enter at least 3 characters.

Digjen dy automjete në veri

2017/09/21844287-1577965818892330-952709709-o.jpg

Dy automjete janë djegur mbrëmë pas mesnatës, përkatësisht rreth orës 3:30 në rrugën ‘Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, pasi që në vend ngjarje është gjetur një shishe që dyshohet të ketë qenë me benzinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Deri tani nuk dihen pronarët e këtyre automjeteve, si dhe as autorët dhe motivet e këtij akti. /Telegrafi/