Please enter at least 3 characters.

DiCaprio nuk e ka në dorë Rihannan, atë ia merr futbollisti i Realit (Foto)

2016/01/Rihanna.jpg

Është spekuluar se Rihanna është në lidhje me Leonardo DiCaprion, mirëpo duket se ajo ia ka hedhur syrin një futbollisti të Real Madridit.

Këngëtarja e famshme është parë në një restorant në New York në shoqëri të sulmuesit francez, Karim Benzema, edhe atë në orën 6:00 të mëngjesit.

Para se të shkonin në restorant, ata kanë kaluar natën në një klub nate, transmetojnë tabloidet amerikane.

Kjo nuk është hera e parë që ka thashetheme për një lidhje mes tyre. Edhe gjatë Kampionatit Botëror u spekulua për afërsi mes dyshes, pasi Rihanna e mbështeste futbollistin gjatë turneut. /Telegrafi/