Please enter at least 3 characters.

''Dhuna në Kuvend duhet të ketë epilog gjyqësor''

2017/05/Zoran-Zaev-kuvend.jpg

Pas reagimit të Komisionit Evropian dhe Ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, edhe Ambasada Britanike së madhe ka reaguar në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

''Është e rëndësishme që të respektohent procedurat institucionale dhe rregullat ligjore me transparencë maksimale që të jetë i qartë i gjithë procesi i ndëshkimit të ngjarjeve të 27 prillit. Kjo duhet të bëhet nëpërmjet një procesi gjyqësor ku do të qartësohen të gjitha faktet dhe informacionet rreth kësaj ngjarje'' thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike në Maqedoni.

Përndryshe procesi i ndëshkimit është duke u zhvilluar kurse deri tani ka dhjetëra të arrestuar. /Telegrafi/