Dhuna barbare ndaj kreut të AKU-s në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë – autori i bëri pritë
23/05/2026
Drejtori i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit ne Shkodër, Ramir Haderi, është goditur me sende të forta të pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel ka siguruar videon e momentit kur goditet drejtori i AKU-së në Shkodër.
Haderi ka qenë duke lëvizur i vetëm kur një person i është afruar dhe e ka goditur me një mjet të fortë në pjesën e ballit.
Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar çarje në zonën e vetullës dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku i është nënshtruar kontrolleve të tjera mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.


