Dhjetëra të vdekur nga stuhitë në Pakistan
27/04/2015
Mediat raportojnë se stuhitë kanë shkatërruar ndërtesa, si dhe kanë çuar në ndërprerje të energjisë elektrike.
Gjendje emergjente është shpallur në të gjitha spitalet lokale të provincës, Khyber Pakhtunkhva, ku Peshawari është kryeqytet.
Fluturimet në aeroportin e Peshawarit janë pezulluar, ndërkaq ushtria pakistaneze ka thënë se ka dërguar trupa në zonë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.


