Dhjetë sportistët më të paguar për vitin 2019 – lista fillon me Messin, mbyllet me Durantin
04/11/2019
Është publikuar lista për dhjetë sportistët më të paguar për vitin 2019.
Revista e mirënjohur ‘Forbes’ ka publikuar listën e lojtarëve që paguhen më së shumti në botën e sportit, me Lionel Messin që ka fituar 114 milionë euro deri më tani në këtë vit.
Në vendin e dytë është rivali i tij më i madh në futboll, Cristiano Ronaldo që ka fituar 98 milionë euro.
Top treshen e mbyll sërish një futbollist që ka luajtur shumë pak në këtë vit, mirëpo të ardhurat e tij janë shumë të majme.
Është fjala për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar që ka fituar 94 milionë euro deri më tani në këtë vit.
Më poshtë keni listën prej dhjetë sportistëve më të paguar sipas listës Forbes për vitin 2019:


