Please enter at least 3 characters.

Dhjetë skuadrat që kanë tubuar më së shumti pikë në pesë ligat e mëdha në Evropë (Foto)

2018/02/182330902-b9176c86-4096-4c3f-bd70-9453ff1976b4.jpg

Në pothuajse të gjitha kampionatet e mëdha në Evropë tashmë dihet fituesi.

Në La Liga shihet një administrim i Barcelonës me epërsinë e krijuar ndaj ndjekësve.

Në Ligën Premier, Manchester City është arratisur ndaj Manchester United me 13 pikë.

Në Francë PSG po ashtu është shumë larg Marseilles që tashmë është e dyta.

Edhe në Bundesliga këndohet e njëjta këngë, pasi Bayern Munich vetëm ka filluar ta festojë titullin.

I vetmi kampionat i hapur mbetet ai i Serie A, pasi Napoli ka 60 pikë, një më pak se Juventusi dhe kjo garë pritet të vazhdojë deri në xhiron e fundit.

Por nëse skuadrat që kanë mbledhur pikë më së shumti në Evropë do të ishin në një renditje, kush do të ishte e para.

Liderët e Ligën Premier, Manchester City, kanë 69 pikë, ndërsa kanë edhe një përqindje për pikët e fituar për ndeshje prej 2.65, më të madhe se çdo klub tjetër.

Pas tyre renditen Barcelona, Napoli, PSG dhe Juventus. /Telegrafi/  1) Manchester City - 69 pikë në 26 ndeshje – përqindja e pikëve 2,65

2) Barcelona - 58 pikë në 22 ndeshje - përqindja e pikëve 2,63

3) Napoli - 60 pikë në 23 ndeshje - përqindja e pikëve 2,61

4) Paris Saint-Germain - 62 pikë në 24 ndeshje - përqindja e pikëve  2,58

5) Juventus - 59 pikë në 23 ndeshje - përqindja e pikëve 2,57

6) Bayern Munich - 53 pikë në 21 ndeshje - përqindja e pikëve 2,52

7) Atletico Madrid - 49 pikë në  22 ndeshje - përqindja e pikëve 2,23

8) Manchester United - 56 pikë në  26 ndeshje - përqindja e pikëve 2,15

9) Marseille - 51 pikë në 24 ndeshje - përqindja e pikëve 2,13

10) Lazio - 46 pikë në 22 ndeshje - përqindja e pikëve  2,10