Dhjetë lojtarët e rinj më të paguar në botë – Mbappe mbret, Haaland i dhjeti
Është zbuluar lista e 10 lojtarëve më të paguar nën 21 vjeç, ku nuk mungojnë befasitë në listë, ndërsa vendi i parë i takon yllit francez, Kylian Mbappe.
Me afatin e transferimeve në Evropë që shpresojmë se do të hapet në dy muajt e ardhshëm, lojtarët më të mirë të rinj në Evropë me siguri do të lidhen me shumë nga klubet më të mira.
Edhe në afatin e ardhshëm, sikurse në shumë afatet paraprake, lojtarët e rinj dhe të talentuar do të jenë ndër më të kërkuarit.
Sidoqoftë, kjo listë tregon se sa duhet për të paguar të rinjtë më të vlefshëm në Evropë, të cilët kanë paga të majme me klubet aktuale.
Vendi i parë mbahet nga ylli i Paris Saint-Germain, Mbappe, i cili fitoj plot 325 mijë funte në javë, ndërsa pas tij vjen Joao Felix dhe Mattijs De Ligt.
https://twitter.com/FootballFunnnys/status/1272973407328624641
Në dhjetëshe gjenden edhe emra tjerë si Gianluca Donnarumma, Jadon Sancho, Vinicius Junior dhe Erling Haaland.
Më poshtë keni 'top 10' lojtarët U-21 më të paguar:
10.Erling Haaland - Dortmund - 100,000 funte në javë9.Vinicius Junior - Real Madrid - 120,000 funte në javë8.Rodrygo Goes - Real Madrid - 130,000 funte në javë7.Callum Hudson-Odoi - Chelsea - 180,000 funte në javë6.Jadon Sancho - Borussia Dortmund - 190,000 funte në javë5.Gianluigi Donnarumma - AC Milan - 195,000 funte në javë4.Christian Pulisic - Chelsea - 230,000 funte në javë3.Matthijs De Ligt - Juventus - 245,000 funte në javë2.Joao Felix - Atletico Madrid - 255,000 funte në javë1.Kylian Mbappe - Paris Saint-Germain - 325,000 funte në javë/Telegrafi/


