Please enter at least 3 characters.

Dhjetë lojtarët e lirë më të vlerësuar në treg: Mbappe, Dybala, Pogba e Dembele – kushtojnë miliona, por janë falas për këtë vetë

2022/04/16499300615205.jpg

Afati kalimtar veror po afrohet dhe tashmë ka emra të njohur që janë të lirë që tani të vendosin për të ardhmen e tyre.

Portali ‘Transfermarkt’, ka publikuar një listë me 10 lojtarët më të vlerësuar, kontrata e të cilëve përfundon në qershor të këtij viti.

Të gjithë mund të negociojnë dhe të nënshkruajnë nga 1 janari me çdo ekip që e gjykojnë të arsyeshme ta vazhdojnë karrierën.

Në listë ka emra të njohur si Paul Pogba, Paulo Dybala, Ousmane Dembele dhe Franck Keesie.

Por emra më i njohur pa dyshim është Kylian Mbappe, që çmimi i tij në treg është hiq më pak se 160 milionë euro.

10. Matthias GinterVlera e tregut: 24 milionë euro

9. Boubacar KamaraVlera e tregut: 25 milionë euro

8. Andrea BelottiVlera e tregut: 28 milionë euro

7. Ousmane DembeleVlera e tregut: 30 milionë euro

6. Antonio RudigerVlera e tregut: 35 milionë euro

5. Andreas ChristensenVlera e tregut: 35 milionë euro

4. Paulo DybalaVlera e tregut: 40 milionë euro

3. Franck KessieVlera e tregut: 45 milionë euro

2. Paul PogbaVlera e tregut: 55 milionë euro

1. Kylian MbappeVlera e tregut: 160 milionë euro

/Telegrafi/