Please enter at least 3 characters.

Detajet e kontratës së Gabigol: Çmimi i tij real, paga e majme vjetore – Interi u ka paguar miliona edhe ndërmjetësve (Dokument)

2017/05/GAbigol-e1494946698164.jpg
231:"FLORENCE, ITALY - APRIL 22: Gabigol of FC Internazionale during the Serie A match between ACF Fiorentina v FC Internazionale at Stadio Artemio Franchi on April 22, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Një faqe sportive italiane bën të ditur se Interi i ka paguar mbi 4.5 milionë kompanisë së Kia Joorabchian si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Gabigol.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Nerazzurrëve në verën e kaluar, mirëpo deri më tani i ka zhvilluar vetëm 113 minuta në nëntë ndeshje në Serie A dhe ka shënuar vetëm një gol.

Transferimi i 20-vjeçarit nga Santosi është raportuar se është realizuar për 30 milionë euro, mirëpo calciomercato.com i ka publikuar dokumentet që tregojnë më shumë detaje të marrëveshjes.

Sipas këtyre dokumenteve, gjatë pesë viteve të kontratës së tij, Gabriel Barbosa do të paguhet 30 milionë euro që do të thotë paga e tij efektive sezonale është gjashtë milionë euro.

Një tjetër detaj interesant është se një ndërmjetës i Nerazzurrëve, Giuliano Pacheco Bertolucci, do të përfitojë katër milionë euro të paguara në 12 këste.

Bertolucci është një agjent brazilian, i cili sipas Calciomercato, është mik i Joorabchian, me të cilin kanë bashkëpunuar në disa transferime, duke përfshirë kalimin Phillipe Coutinhos te Liverpooli.

Ka kohë që Joorabchian është angazhuar si këshilltar i transferimeve te Interi. /Telegrafi/