Please enter at least 3 characters.

Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se për shkak të mungesës së korumit, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë pas 48 orësh.

Kuvendi vazhdon të mbetet pa u konstituar që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seancat po mbahen çdo 48 orë, por deri më tani pa sukses. /Telegrafi/