Please enter at least 3 characters.

DËSHIRË ...

2024/12/Dulce-Maria-Loynaz.jpg

Poezi nga: Dulce María LoynazPërktheu: Maksim Rakipaj

... Dhe jeta përtej përqafimit tënd mos shkoftë.
Dhe unë me vargun tim në tëndin përqafim qofsha
dhe krahët e tu më mbështjellshin të tërën në fërgëllim
e jashtë mos mbettë as hija as dielli im ...

Horizont më qoftë përqafimi yt dhe udhë,
udhë e shkurtër dhe i vetmi horizont i mishtë:
dhe jetë përtej mos pastë ... Dhe vdekja me
këtë vdekje të ngrohtë në përqafimin tënd përngjaftë! ...