Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF në Malishevë
25/05/2026
Një person është dërguar pa shenja jete pasditen e sotme në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se njësitë relevante policore i janë përgjigjur rastit dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.
Sipas saj, rreth orës 19:35 Policia ka pranuar informatën nga QKMF Malishevë se një person mashkull, i moshës madhore, është dërguar pa shenja jete.
“Është inicuar rasti ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/


