Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar
27/04/2026
Policia ka bërë të ditur se më 25 mars 2026 rreth orës 00:15 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku pala e përfshirë në aksident, ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor, duke ju shkaktuar lëndime trupore dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me këtë rast zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.
Sipas policisë, i dyshuari L.M, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.


