Please enter at least 3 characters.

Derbi në Pejë në Ligën e Femrave në basketboll

2021/03/peje.jpg

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 19-të në EBC Ligën e Femrave, apo e parafundit për garat e rregullta.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Pejë ndërmjet Penzës dhe Prishtinës. Skuadra pejane ka grumbulluar 30 pikë, një më shumë se skuadra prishtinase. Kjo sfidë është direkte për vendin e dytë në garat e rregullta.

Lideri Bashkimi do të sfidohet nga Kastrioti. Skuadra prizrenase ka 16 fitore dhe dy humbje, ndërsa ajo ferizajase tri fitore dhe 15 humbje.

Dueli i fundit është mes Vëllaznimit dhe Trepçës. Skuadra kuqezi ka 29 pikë nga 18 ndeshje, ndërsa vashat mitrovicase kanë mbledhur vetëm 19 pikë, apo një fitore dhe 17 humbje.

EBC Liga e Femrave - Java 19

E premte

12:00 Kastrioti - Bashkimi

17:00 Penza - Prishtina

E shtunë

19:00 Vëllaznimi - Trepça