Please enter at least 3 characters.

Deputetja britanike: Dy javë pas sulmit terrorist, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë dhe nuk ka pasoja për Serbinë

2023/10/SEI_140043847.jpg
133:"Alicia Kearns MP, Chair of the Foriegn Affairs Select Committee. Port Cullis House, Westminster, London. 10.1.23. Photo Tomn Pilston
11:"Tom Pilston

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka bërë sërish një reagim ndaj sulmit terrorist në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Në platformën "X", Kearns ka shkruar se dy javë pas sulmit terrorist, Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë dhe se nuk ka pasur asnjë pasojë për Serbinë, transmeton Telegrafi.

"Tashmë kemi dy javë që kur Radoiçiq e pranoi fajin për sulmin në Kosovë, ku u vra një oficer policie. Ai mbetet i lirë në Serbi. Nuk ka pasur pasoja për Serbinë pavarësisht glorifikimit të terroristëve me një ditë zie - një akt i qartë përshkallëzimi", thuhet në reagimin e Kearns.

Ndryshe, më 24 shtator grupe terroriste serbe sulmuan Policinë e Kosovës, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u dënua nga ndërkombëtarët, por që deri tani nuk ka pasur ndonjë sanksion ndaj shtetit serb. /Telegrafi/