Please enter at least 3 characters.

Deputeti Bajqinovci kërkon shkarkimin e kryeshefit të 'Infrakosit'

2020/03/mefail_bajqinovci-540x370-1.jpg

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kërkuar shkarkimin e kryeshefit të “Infrakosit”, Agron Thaçi.

Sipas tij, Thaçi ka aktakuzë, andaj ka shkruar si se sa më parë duhet ndërmarrë masat.

"Duhet të merren masa ndaj kryeshefit 'Infrakos', Agron Thaçi, i cili ka aktakuzë nga Prokuroria. Shkarkimi i bordit të drejtorëve të 'Infrakos'-it është bërë per shkak se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit duke lejuar kështu me vetëdije humbje e keqpërdorime në kurriz të ndërmarrjes, ky duhet të përjashtohet dhe t’i merret projekti multilionësh, ky bord këtë funksion e ka tashmë", ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Shkrimi i plotë i BajqinovcitDuhet të merren masa ndaj kryeshefit “Infrakosit” Agron Thaçi, i cili, ka aktakuzë nga Prokuroria.Shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të “Infrakos”-it është bërë per shkak se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit duke lejuar kështu me vetëdije humbje e keqpërdorime në kurriz të ndërmarrjes, ky duhet të përjashtohet dhe t’i merret projekti multilionësh, ky bord këtë funksion e ka tashmë.Sipas Prokurorisë, Thaçi dyshohet se gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.“Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale.Për keqpërdorimet në këtë ndërmarrje që menaxhon me infrastrukturën hekurudhore dhe që ndodhet buzë falimentimit, mediat kane raportuar vazhdimisht.Në prill të 2014, një kontratë qiraje e lidhur me kompaninë “Konet” për një periudhë dhjetëvjeçare, i siguronte “Infrakos”-it, pagesë për shfrytëzimin e gypave mbrojtës të kabllos optike në shumën prej 6,947,352 eurosh.Ndërkaq, për shfrytëzimin e godinave teknike parashihej pagesë tjetër prej 849,341 euro. “Infrakos” megjithatë kishte arkëtuar vetëm 165.118 euro. Marrëdhënia kontraktuale nuk ishte shkëputur. Madje, “Infrakos” kishte tërhequr nga gjykata një kërkesë për përmbarimin e borxhit.Përkundër këtyre, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Agron Thaqi ishte shpërblyer me një mandat shtesë. Këto nuk krijojnë thjesht përgjegjësi disiplinore e materiale për çka do të duhej te ndodhte shkarkimi për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /Telegrafi/