Deputetët e VV-së shpalosin flamurin kombëtar në Kuvendin e Kosovës (Foto)
03/08/2017
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë shfaqur në mënyrë të veçantë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Përfaqësuesit e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje kanë shpalosur flamujt e vegjël “kuq e zi” të Shqipërisë.
Kjo paraqitje e veçantë e deputetëve të VV-së është e para e këtij lloji në institucionin më të lartë të vendit.
Një paraqitje e tillë e VV-së ishte paralajmëruar nga subjekti politik i udhëhequr nga Visar Ymeri. /Telegrafi/


