Please enter at least 3 characters.

Deponoi mbi 600 euro të falsifikuara, Policia heton rastin në Prishtinë

2024/09/para-te-falsifikuara.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyrtar i një banke ka bërë të ditur se nga një klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, Prishtinë, të premten në ora 09:10.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara”, thuhet një raport.

Paratë janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/