Please enter at least 3 characters.

Depay poston aksidentalisht videon e Gerard Piques ku shihej lakuriq në zhveshtore pas fitores së Barcelonës

2022/03/depay.jpg

Memphis Depay ka postuar aksidentalisht një video ku shfaqet Gerard Pique lakuriq në dhomën e zhveshjes së Barcelonës.

Holandezi postoi një video festive në Instagram pas fitores dominuese 4-0 të skuadrës së tij ndaj Osasunas.

Depay ishte së bashku me shokun e skuadrës Dani Alves, ku dyshja shfaqeshin të gatshëm të për t’u larguar nga stadiumi.

Ajo që sulmuesi nuk e vuri re, ishte se një Pique lakuriq ishte ende duke i zhveshur rrobat.

Dhe Pique nuk kaloi pa u vënë re nga fansat e tij.

Një tifoz shkroi: “Pique nuk ka kohë të veshë të brendshme”.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Atmosferë e çuditshme në dhomat e zhveshjes”.

Triumfi 4-0 shënoi paraqitjen e 600-të të Piques te Barcelona. /Telegrafi/