Please enter at least 3 characters.

Dënohen basketbollistë, trajnerë, gjyqtarë e vëzhgues

2016/01/d-euml-nohen-basketbollist-euml-trajner-euml-gjyqtar-euml-e-v-euml-zhgues_hd.jpg

Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e javës 12 të ETC Superligës së Kosovës në basketboll dhe ato të javës 10 të Ligës së parë të Kosovës në basketboll për të dyja grupet. Por, jo të gjitha kanë kaluar sipas pritjeve. Kjo për faktin se disa basketbollistë janë ndëshkuar me gabime teknike, ndërkohë që ka edhe gjyqtarë e vëzhgues, të cilët, sipas komisarit të garave, Bajrush Ademi, kanë bërë shkelje të Propozicioneve të Garave, raporton SportPlus.

Baletiq, minus 150 euro

Në dy ndeshje të ligës elite të basketbollit të Kosovës, ETC Superligë, ka pasur të dënuar. Kështu, në ndeshjen Kosova e Re Bashkimi – Vëllaznimi (81:71), me gabim teknik është ndëshkuar trajneri i skuadrës mysafire, Miodrag Baletiq, i duhet të paguajë shumën prej 150 eurove (gabim i përsëritur). Ndërkohë shumën prej 100 eurove në FBK duhet ta paguajë edhe skuadra vendëse, për shkak se fushë janë hedhur disa shkrepësa dhe një shishe plastike e mbushur me ujë. Dënimin prej 50 eurove për shkak të ndëshkimit me gabim teknik në ndeshjen Kastrioti – Peja (77:113), duhet ta paguajë basketbollisti i skuadrës pejane, Teo Simoviq.

Dënohet Blend Batalli

Në Grupin e Parë, në ndeshjen New Born – Kosova (74:64), basketbollisti i skuadrës vendase, Blend Batalli është ndëshkuar me gabim teknik, ndërsa për këtë gjë ai duhet të paguajë dënimin prej 25 eurove. Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, Lipjani – Kerasan Prishtina (84:91), me 25 euro është basketbollisti lipjanas, Muhamed Berisha. Nga kjo ndeshje të dënuar janë edhe gjyqtarët Daut Mehmeti e Naxhit Deliqi, për shkak se e kanë gjykuar ndeshjen të veshur me pjesën e epërme të tutave sportive (ndonëse temperaturat ishin shumë të ulëta). Këta dy gjyqtarë, bashkë me vëzhguesin e kësaj ndeshjeje, Bekim Aliu, janë dënuar me nga dy ndeshje mosdelegim në tempon e delegimit.

Sharku me gabim të përsëritur

Të dënuar ka pasur edhe në Ligën e Parë,Grupi i Dytë. Në ndeshjenRahoveci – Kalaja (106:98), dy basketbollistë janë ndëshkuar me gabime teknike. Së pari është ndëshkuar basketbollisti rahovecas, Besnik Sharku, e më pas edhe Elvan Iljazi (Kalaja). Përderisa Sharku duhet të paguajë dënimin prej 50 eurove (gabim i përsëritur), Iljazi, ndërkaq, në FBK duhet të paguajë dënimin prej 25 eurove.

Ndërkohë, gazeta ka mësuar se ndeshjet e basketbollit në Kosovë, nuk duhet të zhvillohen nën temperatura më të ulëta se 10 gradë celsius, prandaj mbetet të shihet nëse ndeshjet tjera të mbetura në të gjitha ligat do të zhvillohen nën temperaturat e përmendura. /Telegrafi/