Please enter at least 3 characters.

Dënime nga dy mijë euro për shtatë shkupjanë, nuk e kanë respektuar orën policore

2019/08/Shkupi-Kej-Vardar.jpg

Prokuroria Publike ka ngritur procedurë ndaj shtatë qytetarëve nga Shkupi, për veprën penale "mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë".

Prokuroria ka propozuar dënim prej 2 mijë eurove, gjegjësisht 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e një gjobe të jetë 20 euro - në kundërvlerë të denarit.

Të akuzuarit, në kundërshtim me vendimin për ndalesë të lëvizjes, kanë lëvizur pa leje në disa lokacione në Shkup./Telegrafi/