Please enter at least 3 characters.

Demi Moore e pranishme në rinovimin e betimeve të ish-bashkëshortit Bruce Willis

2019/03/DemiMooreBruceWillis-e1553522200483.jpg
219:"LOS ANGELES, CA - JULY 14: Demi Moore (L) and Bruce Willis attend the Comedy Central Roast of Bruce Willis at Hollywood Palladium on July 14, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Frederick M. Brown/Getty Images)
12:"Getty Images

Çifti hollivudian, Bruce Willis dhe Emma Heming, vendosën që pas dhjetë vitesh martesë dhe dasmës magjike në Karaibe, të rinovojnë martesën e tyre në praninë e një mysafireje të veçantë.

Përveç vajzave të tyre, ish-bashkëshortja e Willis, aktorja Demi Moore, gjithashtu ndoqi ribashkimin, transmeton KP.

Aktori nuk e ka fshehur kënaqësinë për prezencën e sih-gruas dhe ishte veçanërisht krenar për faktin se në dasmë ishin të pranishëm vajzat e tij, Rumer, Tallulaha dhe Scout.

Derisa çifti i afrohej tavolinës së martesës, vajzat e tij më të vogla, Mabel Ray dhe Evelyn Penn, hodhën përgjatë rrugës së tyre petale trëndafilash, dhe në sfond dëgjohej zëri i vajzës së madhe Rumer, e cila këndoi një këngë solemne.

Në prani të familjes më të afërt dhe vetëm disa miqve të zgjedhur, çifti u betua për dashuri të përjetshme.

Aktorja Moore shpesh ka deklaruar publikisht se ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me ish-bashkëshortin e saj, me të cilin ende kujdeset për tri bijat e tyre.