Please enter at least 3 characters.

Demi Moore e penduar që nuk luajti në filmin "Top Gun"

2019/10/DemiMoorelibri.jpg
243:"NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 24: (EXCLUSIVE COVERAGE) Actress Demi Moore attends the signing of her memoir "Inside Out" at Barnes & Noble Union Square on September 24, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images for ABA)
20:"Getty Images for ABA

Demi Moore ka shprehur pendimin e saj pse nuk e ka luajtur rolin e Charlie në filmin ikonik, "Top Gun", por në vend të saj roli në filmin e vitit 1986 iu besua Kelly McGillis.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Howard Stern, ku e promovoi librin"Inside Out", ka treguar se roli i fillimisht i ishte dedikuar asaj.

Mirëpo, ajo e kishte humbur këtë rol pasi nuk ndodhej në vendin e duhur në kohën e duhur dhe se kishte pasur frikë.

"Mendoj se audicioni im shkoi për mrekulli, ndërsa gjatë testit në ekran thjesht e ndiqja, ksiha një bllokadë në kokë. Më pas, fillova të nevrikosesha ashtu që nuk e fitova rolin", ka thënë Demi.

Pasi e ka shikuar filmin, Moore ka thënë se kishte lindur për atë rol, prandaj është penduar që nuk ka luajtur në "Top Gun". /Telegrafi/