Please enter at least 3 characters.

Dëme të parikuperueshme, zjarri në Kaninë të Vlorës shkrumboi mbi 2 mijë rrënjë ullinj

2022/09/zjarret-1280x720-1.jpg

Vetëm 24 orë më parë disa kodra me ullinj dhe bimësi të shkurtër të Kaninës në Vlorë ishin të gjelbëruara.

Një vatër zjarri e shfaqur poshtë fshatit e ndihmuar edhe nga era, shkrumboi gjithçka gjeti përpara. Banorët e zonës e përshkruajnë zjarrin si të paparë ndonjëherë.

Ndërhyrja e zjarrfikësve dukej e pashpresë, ndërsa vetëm ardhja e helikopterit vuri nën kontroll flakët. Një ditë më pas dëmet nuk kanë nevojë për koment.

Fatmirësisht nga flakët nuk u dëmtuan as persona dhe as banesa, ndërsa dyshimet janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, por ende nuk ka persona konkret të dyshuar. /A2 CNN/