Please enter at least 3 characters.

Demarkacioni do të zhbëhet me protesta

2016/08/Rexhep-Selimi-9-mars-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i bindur se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet me protesta dhe reagim qytetar.

Deputeti i Vetëvendosjes për “Epokën e re” tha se po të mos ishte rezistenca e opozitës dhe qytetarëve të Kosovës, kjo marrëveshje do të ratifikohej që në shtator të vitit të kaluar.

Selimi ka ftuar dy subjektet e tjera politike opozitare, AAK-në dhe Nismën, që t’i bashkohen lëvizjes Vetëvendosje në organizimin e protestave për ta kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/