Please enter at least 3 characters.

Del Bosque i ngazëllyer që Iniesta luan ndaj Shqipërisë

2016/10/iniesta-e1475324250154.jpg

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka thënë se është i lumtur që në skuadrën e tij është rikthyer Andres Iniesta.

Kreatori i lojës së ‘Furisë së Kuqe’ kishte munguar në ndeshjen e fituar në Belgjike (2-0) si dhe ndaj Liechtenstein (8-0) në fillim të shtatorit, por lojtari është gati për dy sfidat e radhës kundër Italisë dhe Shqipërisë.

“Rikthimi i Andres është një lajm i mirë për ne, pasi ai është lojtari ynë kryesor”, është shprehur Lopetegui.

Shqipëria dhe Spanja takohen më 9 tetor në "Loro Boriçi" të Shkodrës. /Telegrafi/